Reali kërkon mesfushorin e Çellsit me parametra zero

Sipas ‘Fichajes’, Real Madridi edhe një herë po mendon të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Çellsit, N’Golo Kante, verën e ardhshme, pasi i skadon kontrata.

Mesfushori francez ka kontratë me skuadrën angleze deri në vitin 2023 dhe rinovimi nuk po ndodhë. Kjo situatë ka bërë që shumë klube të monitorojnë atë, në mesin e tyre edhe gjiganti spanjollë, Real Madridi.

Sipas raportit, Kante është konsideruar si tepricë nga administrata e londinezëve dhe Reali mendon se nënshkrimi i tij falas është një opsion i mirë. Përveç francezit, ata janë duke kërkuar me ngulm edhe mesfushorin e Borusia Dortmundit, Xhud Bellingam.

LEXO EDHE:

Back to top button