Jetëgjatësi e lartë në Monako, e ulët në Çadi
Jetëgjatësi e lartë në Monako, e ulët në Çadi

Monako cilësohet shpesh si “shesh lojërash” për miliarderët. Por në këtë principatë njerëzit kanë po ashtu jetëgjatësinë më të lartë në botë. Foshnjat e lindura sot në vendin që strehon 40 mijë banorë në bregun jugor të Francës, kanë një jetëgjatësi mestare prej 85.9 vjetësh, sipas të dhënave në Our World in Data. Në Hong Kong mesatarja e jetesës është 85,5 vjet, në Japonia – 84.8 vjet, në Zvicër 84 vjet. Republika e Çadit, një vend mes Afrikës veriore dhe asaj qendrore, renditet në fund të listës. Njerëzit në vendin afrikan, një nga më të varfrit në botë, kanë një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 52.5 vjetësh, ndërsa në Nigeri – 52.7 vjet. /Alsat.mk