Rruga e “butiqeve” në Tetovë e mirëpret artizanët

Gazetar:Bashkim Sulejmani

Kishin ardhur nga Pogradeci i Shqipërisë, për të prezantuar në Tetovë, punimet e tyre artistike. Përveç mysafirëve nga Shqipëria, në panairin e artizanatave në Tetovë që mbahet në kuadër të Verës kulturore, ishin edhe prodhuesit vendas.

“Këtu kemi ardhur gjashtë gra me punime të ndryshme. Motivet janë të liqenit dhe po ti shihni këtu ka punime artizanale me materiale recikluese, sepse ne i japim prioritet reciklimit”, deklaroi artizaneja Anila Bebri  nga Pogradec i Shqipërisë.

“Këto pundoret i bëj vetë, me shtiza ose grep. Çorap çanta komplete për fëmijë e të tjera.                 I pëlqejnë shumë njerëzit dhe i blejnë por nuk është që vlerësohet shumë puna jonë” u shpreh Floresha Leka, artizane nga Pogradec

“Kemi traditë 22 vjeçare, pra turshitë, ajvarin gjitha me sistem asap pra për Evropë. 70 për qind të mallit jashtë e dërgojmë dhe janë krejt të vendit prodhim vendor”, deklaroi Prodhuesi nga Tetova.

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, premtoi se panairi do të bëhet tradicional.

“Ne mundohemi që përmes këtyre promovimeve të punimeve të tyre, t`iu ndihmojmë që nga një dashuri për profesionin të kaloj në një biznes familjar. Po ashtu dua të theksoj që edhe këtë vit pjesëmarrës kemi përveç nga Tetova Kumavo edhe nga Pogradeci që tregon se ky panair ka peshë edhe më të gjerë pra rajonale”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Panairi ka grumbulluar rreth 40 artizanë nga vendi dhe shtetet fqinje./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button