Militao, Karvahal, Trent, Alaba dhe Mendi do të mungojnë të gjithë. Huijsen dhe Kamavinga janë gjithashtu jashtë. Ata kishin pak mundësi, por tani janë jashtë loje sepse nuk janë stërvitur. Lëndimet e tyre vazhdojnë dhe ata nuk do të jenë në dispozicion.
Valverde, Rydiger dhe Bellingam do të jenë në dispozicion, megjithëse kanë lodhje shtesë. Dhe pastaj është pikëpyetja e madhe, Kilian Mbape.
Ai është i kufizuar nga një frakturë në gishtin e unazës dhe ka gjithashtu një dëmtim në këmbën e majtë, teksa sot nuk është stërvitur me ekipin.
“Ai është një dyshim serioz dhe nëse luan, do të jetë shumë i kufizuar”, thotë një burim brenda ekipit. Shtatë lojtarë jashtë, që mund të bëhen tetë, kjo është pamja e Realit që duhet të përballet me Guardiolën dhe Halandin.








