Reali në finale, flamuri kuqezi solli fat për Benzemën

" "

Real Madridi ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Mançester Citin me rezultat 3-1 në ndeshjen kthyese. Ishin Rodrigo dhe Benzema, ata që eliminuan “qytetarët” falë golave të tyre.

Fillimisht shënoi Rijad Mahrez për “Qytetarët”, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, sepse “furia” e “mbretërve” nuk do të vononte.

Real Madrid’s Karim Benzema celebrates after the Champions League semi final, second leg, soccer match between Real Madrid and Manchester City at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, Wednesday, May 4, 2022. Real won 3-1. (AP Photo/Bernat Armangue)

Rodrigo me dy gola e çoi lojën në vazhdime, ndërsa Benzema e vulosi fituesin e takimit dhe e fundosi Man. Sitin. 13-herë kampionët e këtij kompeticioni do të luajnë ndaj Liverpullit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Tifozi me flamur shqiptarë në Bernabeu?

Ndërkohë një tifoz me flamurin shqiptar, u fokusua për disa çaste nga regjia qendrore në supersfidën e Champions-it, mes Realit dhe Mançester Sitit në “Bernabeu”.

Teksa nisi të luhej shtesa e parë, tifozi pushtoi fushën, duke valëvitur flamurin kuqezi. Në këtë moment, regjia e fokusoi kamerën diku tjetër, pasi me rregullore është vendosur, që mos reklamohen ata persona që futen në fushën.

Pas disa sekondash, tifozi me flamurin shqiptar, i cili vrapi drejt Benzemasë, u nxorr nga forcat e sigurisë teksa, ndeshja rifilloi normalisht. Duket se futja e flamurit shqiptar në fushë, i solli fat Realit, që gjeti golin e tretë pak minuta më pas.

 

LEXO EDHE:

Back to top button