Reali nuk ka në plan Hazardin për sezonin e ardhshëm?!

" "

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid duket se ka humbur durimin me sulmuesin Eden Hazard, të cilin duan ta shesin në afatin kalimtar veror. Belgu u transferua në “Santiago Bernabeu” para dy viteve, mirëpo shkaku i lëndimeve afatgjatë, asnjëherë nuk ia doli të gjejë formën.

Hazard gjithashtu nuk ishte në formë në humbjen ndaj Çellsit, derisa “Los Blancos” u eliminuan nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Hazard nuk është në planet e Realit për edicionin 2020/21 dhe do shitet në verë. Ende nuk dihet për klubet e interesuara, sidoqoftë, “Galaktikët” duan të rrisin fondin për të realizuar nënshkrimin me Kylian Mbappe nga PSG-ja. Pos Hazard, Reali pritet t’i shesë edhe Iskon dhe Marselon.

LEXO EDHE:

Back to top button