Reali pa Ramosin ndaj Shahktarit

Real Madrid të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e parë në edicionin e ri në Ligën e Kampionëve. ‘Los Blancos’ në terrenin vendas do të përballen me skuadrën nga Ukraina, Shakhtar Donetsk, në sfidë që do të nis në orën 18:55.
Në këtë ndeshje, trajneri Zinedin Zidan nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin Serhio Ramos, i cili është lënduar dhe i njëjti nuk figuron në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje. Prej 19 lojtarë që janë ftuar nga Zidan, janë edhe Karim Benzema, Asensio dhe Vinicius Zhunior.