Anulohet “Target-Fortesa”, Mijallkov me simptoma të Covid-19

Sasho Mijallkov ka simptoma të koronavirusit. Për shkak të kësaj, seanca e sotme për  përgjimin e paligjshëm disavjeçar, “Target- Fortesa” është anuluar. Avokatët e tij dorëzuan dokumentacion mjekësor pas kryerjes së testeve. Gjithashtu, mbrojtja theksoi se gruaja e Mijallkovit, balerina Aleksandra, është pozitive me virusin korona.

“E informova Gjykatën se në orën e vona, i akuzuari Sasho Mijallkov më njoftoi se kishte temperaturë të lartë dhe kollë të thatë kurse njëkohësisht, gruaja e tij më parë është testuar për Covid 19 dhe se testi ka qenë pozitiv. Prandaj, unë pranë Gjykatës e dorëzova dokumentacionin mjekësor dhe raportin mbi gjendjen e saj dhe gjendjen e të akuzuarit”-tha Lupço Shvërgovski,  avokat i Sasho Mijallkovit.

Gjykata njoftoi se data për seancën tjetër të premten mbetet. Avokatët e Mijallkovit duhet ta informojnë gjykatën nesër për rezultatin e testimit të tij- qoftë pozitiv apo negativ. Gjykata Penale njoftoi se që nga e premtja, personat e dëmtuar do të merren në pyetje, të cilët kërkuan nga ish PSP të kontrollohet nëse kanë qenë të përgjuar në mënyrë të paligjshme kurse kanë marrë njoftim pozitiv. Bëhet fjalë për mbi 80 persona. Në këtë rast, tashmë dëshmuan gazetarë dhe biznesmenë të cilët janë përgjuar nga policia sekrete vite me radhë derisa Mijallkov ishte drejtor i DSK-së. Përveç tij, në këtë rast akuzohet edhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankulloska dhe disa zyrtarë tjerë të DSK-së. Sipas prokurorisë, përmes tre sistemeve të ndjekjes në policinë sekrete, mbi 4 mijë numra telefoni janë ndjekur në mënyrë të paligjshme pa urdhër gjyqësor kurse në mënyrë të paligjshme janë ndjekur bisedat telefonike të 20 mijë qytetarëve.

 

Bojan Stojanovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button