Ndërmarrjet publike të krijuara nga komunat, i kanë borxh shtetit mbi 6 milion euro

Ndërmarrjet publike të themeluara nga komunat, i kanë borxh shtetit gjashtë milion e gjysmë euro, pasi prej vitesh nuk i kanë transferuar dy për qind të faturave që paguajnë qytetarët. Revizori shtetëror në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat zbulon se në dy vitet e fundit borxhi i ndërmarrjeve të komunave është rritur për dy milion euro. Ai thotë sa kjo pagesë për komunat është e detyrueshme me ligj dhe duhet të respektohet.

Situata e tillë akoma rritet. Nga 4.7 milion euro rritet në 6.5 milion euro. Nuk mund të kemi  Ndërmarrje Publike ku kemi gati 200 milion mjete të papaguara. Shteti nuk mund të veprojë si i painteresuar për të marrë para nga ndërmarrjet publike në nivelin lokal. Përgjegjësi duhet të kërkojë edhe nga kryetarët e komunave”-tha Maksim Acevski Kryerevizor i Shtetit.

Revizori thekson se për këtë problem e ka informuar Qeverinë. Nga ana tjetër, Qeveria ka angazhuar Ministritë e Mjedisit dhe Financave që t’i mbledhin këto para. Por në vend që të mbledhin paratë, borxhi mbi këtë bazë rritet edhe më shumë. Alsat kërkoi përgjigje nga Inspektorati i Ekonomizimit të Ujërave, cila është arsyeja për grumbullimin e vazhdueshëm të borxheve nga komunat në pjesën e faturave të ujit. Inspektorët na thanë se ata rregullisht kryejnë kontrolle në Ndërmarrjet Publike të themeluara nga komunat. Ka kompani që paguajnë rregullisht detyrimet e tyre ndaj buxhetit qendror por ka edhe nga ato që njihen si jo-pagues. Nga Inspektorati thonë se janë pikërisht ndërmarrjet Publike më të mëdha që nuk kryejnë rregullisht detyrimet e tyre dhe ndaj tyre janë ngritur padi për kundërvajtje, por inspektorët thonë se shpesh këto raste përfundojnë vetëm me vërejtje nga Gjyqi.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button