Reali, pas Bilingamit mendon edhe për sulmuesin e Man. Sitit

Real Madridi po mendon të realizojë një transferim të fuqishëm këtë merkato verore, pasi kanë vënë në plan sulmuesin e Man. Sitit, Erling Haaland, si pjesë e një plani për të sjellë një brez të ri yjesh të rinj, duke përfshirë edhe Xhud Belingamin.

Spanjollët mendojnë se janë favoritë për të firmosur me Belingamin në verë dhe tashmë po shohin edhe Haaland si i duhuri për të zëvendësuar Benzema-në.

22-vjeçari ka shënuar 27 gola në 25 ndeshje për Sitin dhe është i lumtur në “Etihad”. Por, pavarësisht kësaj, sipas “The Indipendent”, “Los Blancos” po mendon të tentojë nënshkrimin e tij këtë merkato verore dhe të “rrëmbente” pas vetëm një sezoni norvegjezin nga skuadra e Guardiolës.

LEXO EDHE:

Back to top button