Reali përballet me 2 mungesa të mëdha para sfidës “El Clasico”

Pak orë para “El Clasico”-s, është një shqetësim i vërtetë për Real Madridin, pasi Karim Benzema nuk ishte në gjendje të stërvitej me grupin të premten. Pasi pësoi një goditje në këmbën e tij të djathtë pak para se të shënonte kundër Liverpullit, sulmuesi francez nuk ishte në gjendje të stërvitej me shokët e tij në seancën e parafundit përpara ndeshjes të së dielës në “Camp Nou”.

Ndërsa grupi kryesor kryente ushtrime posedimi, kontrolli dhe taktike në fushë, para se të luante një mini-lojë, Benzema qëndroi brenda ambienteve për të bërë stërvitje individuale. Pavarësisht kësaj, pritet që ai të përpiqet t’ia dalë për ndeshjen kundër Barcelonës të dielën, që është shansi i fundit i madrilenëve për të mbajtur gjallë shpresat për titull.

“Duket sikur është vetëm një goditje e lehtë dhe ne mendojmë se ai do të kthehet për të dielën”, kështu e përshkroi Karlo Ançeloti situatën e sulmuesit.

Janë dy lojtarë që janë përjashtuar tashmë nga “El Clasico”, pasi David Alaba është ende jashtë i lënduar ndërsa sulmuesi i ri Alvaro Rodrigez nuk mund të luajë për shkak të një pezullimi të pësuar me Kastila-n. Kjo do të thotë se, nëse Benzema nuk mund të luajë, atëherë Rodrigo ka të ngjarë të jetë ai që do të zhvendoset në pozitën e sulmuesit qendror.

LEXO EDHE:

Back to top button