Ronald Araujo: Vinicius Jr është lojtari më i mirë në botë

Në Spanjë, por jo vetëm, po pritet me padurim sfida Barcelona-Real Madrid, ndeshja më e rëndësishme në La Liga. Rreziku numër një për skuadrën e Çavit është Vinicius Junior, një kërcënim i vazhdueshëm me “shpërthimet” dhe driblimet e tij. Ronald Araujo pritet të marrë detyrën për të frenuar vrullin e brazilianit. Në një prononcim për ESPN, mbrojtësi i Barcelonës u ndal te kundërshtari i tij.

 

“Vinicius Junior është sot për sot për mua lojtari më i mirë në botë në lojën një kundër një. Ai është një futbollist i shkëlqyer. Unë punoj fort për të dhënë maksimumin tim në ndeshje si kjo ndaj Realit. Ndihem mirë që gjërat po më ecin mbarë. Duhet ta marrim këtë ndeshje si finale, pasi është një sfidë tepër e rëndësishme”, u shpreh 24-vjeçari uruguaian.

LEXO EDHE:

Back to top button