Reali piketon sulmuesin e kombëtares franceze

Fokusi i merkatos së Real Madridit është kthyer nga Gjermania. “Los Blancos” po kërkojnë për një numër 9 që do të zëvendësojë gradualisht Karim Benzema-n. Francezi po shijon një rini të dytë në “Santiago Bernabeu”. Por 35 vitet mbi supe nuk premtojnë edhe shumë sezone në nivele të larta.

“Le10Sport” raporton se presidenti Perez ka piketuar Randal Kolo Muani si pasardhësin e “Topit të Artë 2022” dhe kapitenit të Realit. 24-vjeçari po shkëlqen tek Aintraht Frankfurti dhe këtë sezon ka shënuar 13 gola në Bundesliga, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë pas Fullkrug (16) të Verder Bremenit.

Kolo Muani kërkohet edhe nga disa klube të ndryshme të Premier Ligws, ndërkohë që për të ka interesim edhe nga PSZH-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button