Reali siguron mbrojtësin e Bajern Munihut

David Alaba do të largohet nga Bajern Munihu në fund të këtij sezoni. Madje, si një futbollist i lirë duke qenë se nuk pranoi të rinovonte me bavarezët. Shumë klube europiane po mundohen të bindin austriakun për ta bërë pjesë të tyre teksa 28-vjeçari njihet për rolet e shumta që mund të bëjë në fushë Megjithatë, ata që janë më shumë pranë Alabës, janë spanjollët e Real Madrid.
Madrilenët sipas mediave i kanë bërë një ofertë pesëvjeçare, ndërsa ende nuk është zbuluar shifra e ofruar. Por, një kontratë kaq afatgjatë ka joshur Alabën, i cili tashmë duket më pranë se kurrë kryeqytetit spanjoll, ndërsa nuk e ka fshehur dëshirën për të veshur fanellën e “Los Blancos”.