Realizimi i referendumit kërkon disa muaj

Realizimi i referendumit kërkon disa muaj

Gazetare: Fatlume Dervishi

Që nga mbledhja e firmave të para të 100 qytetarëve për organizimin e referendumit e deri në realizimin e tij, nëse shfrytëzohen afatet optimale ligjore, mund të kalojnë më shumë se katër muaj, shkruan Alsat.

Ligji për referendum parashikon që nisma qytetare me 100 nënshkrime për referendum dorëzohet te kryetari i Kuvendit.

Kur nisma është formalisht në rregull, afati për mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve fillon 20 ditë pasi Kuvendi të informojë Qeverinë. Më pas fillon afati tremujor për mbledhjen e nënshkrimeve.

“Vendimet e referendumit në nivel shtetëror llogariten si të miratuara nëse për to kanë votuar shumica e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të cilët kanë votuar, nëse votojnë më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore…”, thotë Ligji për referendum.

Kjo nën kupton që referendumi të jetë i suksesshëm në votim duhet të dalin rreth 910 mijë qytetarë kurse që të ketë vendim duhet “për” të votojnë më shumë se gjysma e tyre.

Vendimi i miratuar në referendumin vendimmarrës është i detyrueshëm për t’u vënë në zbatim.

Kuvendi është i detyruar në afat prej 60 ditësh pas publikimit të rezultateve të referendumit ta rregullojë çështjen, gjegjësisht ligjin për të cilin është vendosur në referendum, në përputhje me rezultatet e referendumit. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button