Realizohet kolonia XV e artit në Gostivar


Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, edhe sivjet në Gostivar, mbahet kolonia e arteve, nën masa të veçanta kujdesi për shkak të pandemisë. Artistët e vendit me moshë më të re, qëndrojnë në hotel, ndërsa më të moshuarit, i janë bashkuar kolonisë duke punuar nga shtëpitë e tyre. Marrin pjesë artistë nga më se 30 shtete të botës, por secili punon në shtetin e tij. Ekspozita do të jetë “online”.

Me mbarimin e kolonisë, do bëhet ekspozitë “online”, do prezantohet edhe në Youtube. Shpresojmë vitin tjetër mos kemi krizë me virusin dhe gjitha këto vepra t’i ekspozojmë në ekspozitë”-theksoi Reshat Ameti, drejtues i kolonisë së arteve.

Ndikimi i pandemisë në jetën e përditshme, është pikërisht tema që ka zgjedhur të pikturojë, artistja kërçovare, Shqipe Memeti.

Këtu jam duke punuar dy piktura, që kanë të bëjnë me gjendjen aktuale të kovidit, pra inspirimin e nxjerr nga kjo. Një kohë ishim të izoluar dhe tash nuk mund t`i zhvillojmë aktivitetet tona siç jemi mësuar”-pohoi Shqipe Memeti, piktore.

Kam zgjedhur të pikturoj një valle me motive Dibrane, është vallja dyshe e burrave, sepse vij nga Dibra dhe desha ta prezantoj kulturën dibrane në Maqedoni”-tha Dritan Bocku, piktor nga Dibra.

Kolonia e sivjetme, do zgjas deri më 14 gusht pas çka do fillojë edhe përgatitja e pikturave për ekspozitën “online”.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button