Rebelët Houthi sulmojnë një anije mallrash në Gjirin e Adenit

Rebelët Houthi sulmojnë një anije mallrash në Gjirin e Adenit

Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa ndaj tre anijeve në Detin Arabik dhe të Kuq, si pjesë e një fushate që synon anijet e dyshuara për lidhje izraelite.

Bëhet e ditur se së fundmi dy raketa lundrimi të lëshuara nga rebelët Houthi i kanë vënë flakën një transportuesi mallrash me shumicë në Gjirin e Adenit.

Sulmi, i cili goditi transportuesin e mallrave me shumicë dhe plagosi rëndë një marinar civil, ishte me pronësi ukrainase dhe polake.

Në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA-së tha: “M/V Verbena raportoi dëme dhe zjarre të mëvonshme në bord. Ekuipazhi vazhdon të luftojë zjarrin”.

LEXO EDHE:

Back to top button