Përbërësit e nevojshëm:
-600 g mish të bardhë pule
-50 ml vaj
lëngun e një limoni
– kripë, piper
-10 g miell
-100 ml verë të bardhë
-150 ml salcë kosi për gatim
-20 g gjalpë
– majdanoz
-lugë erëz e thatë bimore
Mënyra e përgatitjes:
Pritini mishin në biftekë, lyeni me erëzën e thatë dhe kripën, më pas spërkateni me lëng limoni. Lërini për pak biftekët e përgatitur. Më pas i spërkasim me miell dhe i pjekim në vaj të nxehur, kur të marrin një ngjyrë të këndshme kafe të çelur, i hedhim verë dhe i lëmë të ziejnë. Para përfundimit shtoni kosin, shtoni pak lëng limoni, piper dhe erëz të thatë. Ziejini të gjitha së bashku dhe para fundit shtoni gjalpë në salcë. Gjatë servirjes, hidhni salcën mbi biftekët, shtoni majdanoz të grirë dhe dekorojeni me feta limoni të prera në mes.








