Receta gustator: Brinjë të pjekura me patate

Brinjët e pjekura me patate janë një specialitet i vërtetë që mund ta bëni në shtëpi.

Përbërësit e kërkuar:
  • 800 gr brinjë
  • 1.5 kg patate
  • 2 lugë majonezë
  • 2 lugë çaji përzierje erëzash të thata
  • ½ lugë çaji kripë
  • piper
  • majdanoz
Përgatitja:

Lani brinjët dhe prisni secilën veç e veç. Për t’i bërë brinjët më të shijshme, përgatisni marinadën. Merrni 2 lugë majonezë, shtoni gjysmë lugë çaji kripë, 2 lugë çaji një përzierje erëzash të thata dhe piper të zi të bluar në sasinë e shijes. Përziejini të gjitha mirë. I vendosim brinjët në një tas dhe i lyejmë me marinadën e përgatitur. I lemë të marinohen në temperaturë ambienti për rreth 30 minuta.

Ndërsa brinjët janë duke marinuar, përgatisni patatet. Qëroni dhe prisni patatet, më pas vendosini në një enë pjekjeje të lyer me vaj. Kriposni patatet sipas shijes dhe përzieni.

Sipër patateve vendosim brinjët e marinuara. Mbulojeni tavën me fletë metalike. Të gjitha këto i vendosim në furrë të parangrohur në 200 gradë dhe i pjekim për rreth 1 orë. Pas kësaj një ore, hiqni letrën dhe kthejeni tavën në furrë për 10 minuta të tjera që të skuqet. Pasi ta hiqni nga furra, mund të spërkatni sipër me pak majdanoz nëse dëshironi.

LEXO EDHE:

Back to top button