Reciprociteti me targat, Rama: Kosova ka të drejtë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbështetur vendimin e Kosovës për të vendosur reciprocitet me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve. Rama përmes një shkrimi në Twitter ka theksuar se Kosova duhet të shmang “ngrirjen e konfliktit” sikurse me taksën 100 për qind.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkroi Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button