Red Bull vazhdon traditën, afron djalin e ish pilotit në Formula 1

Skuadra e “Red Bull Rejsing” duket se dëshiron të vijojë traditën e nisur me Maks Verstapen. Ky i fundit është djali i ish-pilotit Jos Verstapen, që ndoqi gjurmët e babait të tij, madje duke qenë edhe më superior se ai, pasi ka fituar dy tituj kampionë bote në Formula 1.

Duket se drejtuesit e kompanisë austriake dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe me Sebastian Montoja, 17 vjeç. Ai është djali i ish-pilotit kolumbian Huan Pablo Montoja, i cilia ka shënuar 7 fitore në Formula 1. Sebastian Montoja është zyrtarisht një pilot i Akademisë “Red Bull” dhe do të ketë si konsulent Helmut Marko-n.

Nga kjo Akademi kanë dalë mjaft pilotë që sot janë protagonistë në Formula 1. Te “Red Bull” besojnë te Sebastian Montoja, pasi edhe baba ii tij ka qenë një pilot i jashtëzakonshëm me makinat “Uiliams” e “MekLaren”. Djaloshi ka marrë pjesë në disa kampionate për moshat dhe vjet u rendit i 13-ti në Kampionatin Europian.

LEXO EDHE:

Back to top button