“Referendumi”, Mickoski i befasuar nga deklarata e Pendarovskit

“Referendumi”, Mickoski i befasuar nga deklarata e Pendarovskit

Kreu i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Micksoki derisa ka komentuar deklaratën e presidentit të vendit Stevo Pendarovski, tha se për herë të parë ai dhe presidenti i vendit janë në vij të njëjtë. Megjithatë kërkoi nga Pendarovski që t’ju bëj thirrje edhe partive tjera që të dalin në referendum.

“Duhet të pranoj se pas një kohe të gjatë për herë të parë ndoshta jemi në të njëjtën vij me Pendarovskin. Edhe unë mendoj të dal me një formulim të ngjashëm të pyetjes para Komitetit ekzekutiv, por edhe para qytetarëve. Por, pres që Pendarovski më pas t’u bëjë thirrje edhe partive të tjera politike në Maqedoni, nëse kjo është esenca e çështjes dhe të dalin në referendum, kështu u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nga Kavadari, derisa komentoi deklaratën e presidentit të vendit, Stevo Pendarovskit rreth formulimit të pyetjes për referendum në lidhje me propozimin francez.

LEXO EDHE:

Back to top button