Referët e finales, nxisin optimizëm te Majorka dhe Vedat Muriqi

Hoze Luis Munuera Montero do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes finale të Kupës së Mbretit mes Atletik Bilbaos dhe Majorka-s, ndërsa Eduardo Prieto Iglesias do të jetë në dhomën e VAR-it. Kjo dyshe e gjyqtarëve ka ngjallur eufori te Majorka para finales së Kupës së Mbretit që zhvillohet në fundjavë.

Majorka ka shënuar fitore në dy raste kur kjo dyshe ishte në drejtim të ndeshjes, ndërsa sulmuesi kryesor i saj, Vedat Muriqi, ka shënuar dy gola në ato ballafaqime.  Sulmuesi i Kosovës me Mallorcan synon që të korrë sukses edhe në finale të garës. Atletik Bilbao – Majorka luhet të shtunën në orën 22:00, në stadiumin “La Cartuja” në Sevilja.

Në total, gjyqtari Munuera Montero ka ndarë drejtësi në ndeshjet e Majorkas në gjashtë raste. Majorka ka bilanc prej katër fitoreve dhe dy humbjeve. Edhe Atletik Bilbao ka bilanc prej dy fitoreve kur ka referuar kjo dyshe. Bilbao nuk ka humbur me të që prej shtatorit të vitit 2021 kur u mposht 2:1 nga Rajo Valejkano.

Majorka nuk e ka fituar Kupën e Mbretit prej edicionit 2002/2003, kur ishte hera e vetme që ka triumfuar. Në atë kohë, Majorka kishte fituar 3:0 ndaj Recreativo Huelvas, kurse në skuadër kishte edhe Samuel Eto’o e Valter Pandiani.

Për Majorkën do të jetë finalja e katërt e Kupës së Mbretit. Në edicionin 1997/98 ishte mposhtur nga Barcelona, kurse në edicionin 1990/91 kishte humbur nga Atletiko Madridi. Fituesi i kësaj gare do të kualifikohet në Ligën Evropa.

LEXO EDHE:

Back to top button