Referi italian për PSZH-Bajern, në fundjavë drejtoi sfidën e Seria B

Është caktuar gjyqtari për ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis PSZH-së dhe Bajern Munihut. UEFA-ja, i besoi italianit Maurizio Mariani të gjykojë superduelin e së martës.

Ajo çka vlen të theksohet është se Mariani, në javën e kaluar kishte gjykuar një ndeshje të Serie-s B-së, atë midis Virtus Entellas dhe Empolit.

Mariani, mori kritika të shumta për gjykimin në ndeshjen Napoli-Inter, pasi dha vendime kontraverse në atë ndeshje. Kujtojmë se ndeshja PSZH-Bajern Munih, zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button