Reformat/ Pushteti ende nuk ka ide se si t’i shkarkon anëtarët e këshillit të propozuar nga Kuvendi dhe presidenti

Reformat/ Pushteti ende nuk ka ide se si t’i shkarkon anëtarët e këshillit të propozuar nga Kuvendi dhe presidenti

Gazetar: Mihajllo Donev

Pavarësisht se raporti për punën e Këshillit Gjyqësor nuk kaloi në Kuvend dhe ndërkohë po përgatitet një Ligj i ri për Këshillin Gjyqësor në kuadër të reformave të paralajmëruara gjatë kohë, pushteti ende nuk ka ide se si t’i shkarkon anëtarët e këshillit të propozuar nga Kuvendi dhe presidenti, si hap drejt reformave të para në gjyqësorë siç i vlerëson kryeministri Hristijan Mickoski, shkruan Alsat.

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov thotë se kjo është vetëm një nga opsionet, megjithëse ligji aktual nuk e ofron mundësi të tillë.

“Me situatën aktuale, një mundësi e tillë nuk ekziston, janë duke u shqyrtuar të gjitha opsionet, së shpejti do të kemi konferencë për atë temë, do të jeni të ftuar dhe do të diskutojmë”, tha Igor Filkov – Ministër i Drejtësisë.

Shkarkimet e pesë anëtarëve të këshillit të zgjedhur duhet të bëhen në Kuvend, por kryetari Afrim Gashi thotë se para se të merret vendimi përfundimtar duhet të kërkohet mendimi i të gjitha institucioneve përkatëse përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Së pari, le të themi se tema është më komplekse, duam që problemi të zgjidhet në afat të gjatë, jemi në konsultime me disa ekspertë dhe institucione dhe duam të arrijmë në një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate”, u shpreh Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit.

Pasi Kuvendi nuk e miratoi raportin për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2023, anëtarët u përballën me kritika të rënda për punën e tyre dhe vazhdimisht u paralajmërua se do të aktivizohej mundësia e shkarkimit të anëtarëve të zgjedhur në Kuvend.

Por, përkundër retorikës së tillë, kjo nuk ka ndodhur deri më tani, ndonëse dje kryeministri Hristijan Mickoski tha se shkarkimet duhet të ndodhin dhe se ato janë pjesë e paralajmërimeve të qeverisë për reforma në sistemin e drejtësisë. Edhe për kundër presioneve që anëtarët do të shkojnë drejtë shkarkimit, Këshilli Gjyqësor muajin e kaluar zgjodhi kryetarin e ri, pasi Vesna Damevas i skadoi mandati.

Deri tani janë mbajtur 4 dëgjime publike dhe me ekpsrtë mbi propozim-Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Ndërkohë është formuar edhe grupi punës i cili duhet ta përgatisë ligjin e ri për këshillin i cili duhet të miratohet më së voni në qershor të këtij viti./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button