Refuzohet ankesa, Rusia jashtë Botërorit “Katar 2022”
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Nion, refuzoi ankesën e Federatës së Futbollit të Rusisë, e cila i referohej pezullimit të Rusisë për të garuar gjatë luftës në Ukrainë. Kështu konfirmohet përfundimisht se Rusia nuk do të ketë mundësi të jetë pjesë e gjysmëfinales së fazës kualifikuese për Botërorin e Katarit dhe Polonia shkon direkt në sfidën finale.
Kjo është rezoluta përfundimtare për statusin e kombëtares ruse për momentin dhe performancat e saj. Pezullimi është aktiv, CAS, nuk e ka hequr dhe është i vlefshëm derisa UEFA dhe FIFA të marrin një vendim tjetër.







