Përforcimi i parë i Milanit do të vijë nga Bundesliga. Bëhet fjalë për Daiçi Kamada, i cili pas katër sezoneve tek Aintraht Frankfurt është gati të hedhë hapin e madh në karrierë.
Japonezi del lojtar i lirë në verë dhe e ardhmja e tij lidhet me kuqezinjtë e Stefano Piolit. Kamada po priste kualifikimin zyrtar të “Djallit” në Ligën e Kampionëve.
Gazetari gjerman i Sport1, Patrik Berger e cilëson të kryer kalimin e 26-vjeçarit te Milani. Kamada, i cili ka refuzuar Atletiko Madrid dhe Borusia Dortmund, do të firmosë kontratë 5-vjeçare me klubin italian. Me 3 milionë euro neto pagë sezonale.








