Refuzoi të mbajë shami në kokë gjatë garës, zhduket pa lënë gjurmë

Pak ditë më parë, sportistja iraniane Elnaz Rekabi, befasoi të gjithë në Lojërat Aziatike të Alpinizimit, pasi garoi pa shami. Ajo refuzoi të vishte “hijab” dhe në atë turne u klasifikua në vendin e katërt. Gjithsesi, prej 24 orësh, për sportisten iraniane nuk ka më asnjë lajm.
Rekabi, 33 vjeçe, medaljen e bronzit e fitoi në Botërorin e vitit 2021 në Moskë në këtë disiplinë, dhe tani është zhdukur pa lënë gjurmë. Sipas BBC Persia, celulari dhe dokumentet e sportistes iraniane nuk janë më në dhomën e saj të hotelit.
Elnaz Rekabi got to the final round of the Asian Climbing Competitions and finished in 4th place.
She competed WITHOUT HIJAB while competing for Iran.
The Women Uprising is already an irreversible rupture pic.twitter.com/3bSnW0jGCR— Maziar (@Muzyar) October 16, 2022
I gjithë delegacioni iranian ka lënë hotelin në Seul, Korenw e Jugut, ku u zhvillua gara dhe nesër pritet që të gjithë sportistët të mbërrijnë në Teheran. Miqtë dhe familjarët e sportistes nuk kanë mundur të lidhen e të komunikojnë me Elnaz Rekabi dhe frika se mos asaj i ka ndodhur ndonjë gjë e keqe është e madhe.