Refuzoi vaksinen, tifozët zviceranë fyejnë dhe kërcënojnë Granit Xhakën: “I papërgjegjshëm!”

Futbollisti shqiptar e njëkohësisht kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka rezultoi pozitiv me Covid-19 para disa ditësh. Ai nuk ka pranuar ta marrë vaksinën, kur pothuajse të gjithë bashkëlojtarët në ekipin e tij janë vaksinuar tashmë. Vendimi i Xhakës ka sjellë reagime të ashpra nga shumë tifozë, që e vlerësojnë sjelljen e tij si papërgjegjshmëri. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fyerjet dhe kërcënimet e kjo ka detyruar presidentin e Federatës Zvicerane, Dominik Blank, që të reagojë, duke kërkuar që të marrë fund ky lloj reagimi. Para disa ditësh futbollisti humbi miqësoren me Greqinë, por kjo s’do jetë e vetmja ndeshje që Zvicra do duhet të bëjë pa kapitenin. Ekipi pret Italinë më 5 shtator në Bazel, dhe italianët duket se “janë gëzuar” për mungesën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button