Tashmë nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm ka filluar me sukses operacioni statistikorë i regjistrimit të popullsisë , banesave dhe amvisërive në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat. Autoritetet nga Entit Shtetërorë për Statistika mëngjesin e sotëm njoftuan se procesi po vijon me sukses dhe pa pengesa dhe se për momentin nuk ka asnjë problem.
https://youtu.be/H5gSgQjnwzw
“Deri më tani, ja për më shumë se gati tre orë regjistrimi po zhvillohet me sukses. Nuk kemi informacione se ka dikund ndonjë problem, qoftë për refuzim të regjistrimit ose ndonjë problem teknik. operacioni gjithkund vijon me sukses. Ju bëj thirrje të gjithëve që masoovikisht të kyçemi në këtë operacion. T’i harrojmë të gjitha presionet që kemi pasur gjatë kësaj periudhe përgatitëse dhe ta implementojmë si duhet këtë operacion”, deklaroi mes tjerash Simovski.
Zëvendësdrejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Ilmi Selami sot bëri apel që qytetarët të mirëpresin regjistruesit dhe të mos dëgjojnë zërat që bëjnë thirrje për bojkot të procesit të regjistrimit, shkruan Alsat.
Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 30 shtator, deri kur do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Në diasporë deri më tani ka rreth 191.000 persona të regjistruar. Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 i njëjti dështoi që në nisje. Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga sot do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.








