Refuzojnë 13 mln euro, për futbollisti që e kanë blerë për 170 mijë euro!

autemptoni kishte bërë ofertë prej 13 milionë eurosh, por që u refuzua nga klubi i Serie A, Leçe për mesfushorin, Morten Hjumland. Leçe e ka blerë danezin Hjulmand për vetëm 170 mijë euro nga klubi austriak i Admira Vaker.

Leçe forcoi mesfushën me Karlos Alkarazin, në afatin kalimtar të dimrit dhe shpenzuan një shumë prej mbi 13 milionë euro për të marrë shërbimet e tij nga skuadra argjentinase Rasing Club de Avellaneda. Megjithatë, Alkaraz nuk ishte i vetmi mesfushor që Sautemptoni ishte i interesuar për nënshkrimin në janar. Kishte pretendime se klubi ka zhvilluar bisedime me Leçen për një marrëveshje për Hjumland.

Për danezin kishte interesim në Angli edhe nga Lids Junajted dhe Notingam Forest. Presidenti i Leçes, Stiçi Damiani, zbuloi vetë se klubi ka refuzuar një ofertë ‘të rëndësishme’ nga një klub i Ligës Premier në janar.

“Ne kemi refuzuar një ofertë të rëndësishme për Morten Hjulmand në janar – ishte rreth 13 milionë euro”, ka thënë Damiani.

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari Fabrizio Romano, duke shtuar se oferta ishte të paktën 7 milionë euro më pak se vlerësimi i Leçes.

LEXO EDHE:

Back to top button