Refuzon ftesën e kombëtares për Botërorin “Katar 2022”?!

Kristian Volpato ka refuzuar ftesën e trajnerit të Australisë, Graham Arnold për Kupën e Botës “Katar 2022”. Talenti i Romës, protagonisti absolut i ndeshjes kundër Veronës, ku dha një asist dhe shënoi golin e dytë në Serie A, në fakt ka lindur në Kamperdaun, një periferi të Sidneit.

Të hënën më 8 nëntor, trajneri i Australisë ka nxjerrë listën me 26 lojtarët që do të nisen drejt Katarit. E mes tyre mund të ishte edhe Volpato, i cili megjithatë preferoi të refuzonte ftesën e trajnerit australian.

“I thashë se ishte në mesin e 26 të thirrurve për Kupën e Botës. Ai u përgjigj se donte të mendonte dhe të fliste me njerëzit e afërt, të përpiqej të kuptonte se çfarë ishte më e mira për karrierën e tij. Më vonë ai vendosi të refuzonte mundësinë për të luajtur për Australinë në Katar”, tha trajneri për mediet vendase.

 

Për rrjedhojë, Volpato do të mund të luajë sërish për Italinë.

 

“Ishte vendimi i tij. Cristian nuk donte të merrte një vendim kaq të rëndësishëm në këtë pikë të karrierës së tij dhe kjo është në rregull,” shtoi ai.

 

Futbollisti i skuadrës Romës deri më tani ka veshur fanellën e Italisë në skuadrat e të rinjve të U-19 dhe U-20.

LEXO EDHE:

Back to top button