Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Regjim i posaçëm i komunikacionit do të ketë në rrugët në afërsi të stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, për shkak të ndeshjes së futbollit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në kuadër të Ligës së kombeve, që nis në orën 20:45.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë MPB në Shkup, do të ndërmarrë masa për rikahëzim të automjeteve nëpër rrugët anësore.

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve t’i respektojnë urdhrat e policies, për shkak të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button