Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, kjo është arsyeja

Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, kjo është arsyeja

Kryetarja e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq, sot dhe nesër do të zhvillojë vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot pasdite do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi. Më pas, të dy do të zhvillojnë takim kokë më kokë dhe më pas vijon takimi i dy delegacioneve.

Siç njofton shërbimi për shtyp i Luvendit, pas nënshkrimit të Librit të Mbresave nga Klakoçar Zupançiq, kryetarët e të dy parlamenteve do të mbajnë një konferencë për media.

Gjatë vizitës zyrtare, Klakoçar Zupançiq do të pritet nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Gjatë vizitës do të vendoset një regjim i veçantë qarkullimi në kryeqytet.

“Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit. Gjithashtu apelojnë që të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button