Regjistrohen 12 viktima dhe 412 raste të reja me Koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga  3.567 teste të kryera janë regjistruar 412 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 207 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 459  pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 12 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 195.542 raste, prej të cilëve 182.078 janë shëruar, kurse 6.875 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6.589 raste aktive me virusin korona.

LEXO EDHE:

Back to top button