Regjistrohen 163 shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

Regjistrohen 163 shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 163 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 10 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të MPB-së anë shqiptuar dhe 11 gjoba për përdorim të telefonit, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 3 për makina të paregjistruara dhe 4 gjoba të tjera për makina të transportit publik, teknikisht të parregullta./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button