Del në shitje diamanti më i madh rozë

Del në shitje diamanti më i madh rozë

Diamanti më i madh në botë, në formën e dardhës dhe në ngjyrë rozë të theksuar, pritet të dalë në një ankand të Christie’s javën e ardhshme dhe mund të shitet për shumën rekord nga 25 deri në 35 milionë dollar.

Diamanti 18.18 karatësh ka qenë në pronësitë e koleksionuesve aziatikë për shumë vite. Për këtë diamant ka patur shumë interes, edhe përpara se shtëpia e Ankandeve Christie’s vendosi ta nxjerrë në shitje në Gjenevë.

Sipas ekspertëve të Christie’s, diamanti është në ngjyrë vërtetë të jashtëzakonshme, një rozë e gjallë dhe me qartësi të gurit në 100%. Gjithnjë e më shumë koleksionuesit dhe adhuruesit e gurëve të çmuar, po shfaqin interes për diamantët e rrallë, sidomos për mbi 10 karat dhe të tillë në ngjyra ka shumë pak në botë.

Diamanti më i madh në ngjyrë rozë që shtëpia e ankandeve Christie’s ka shitur e me të cilin ka thyer çdo rekord botëror, ka qënë ai 18.96 karat, “Uinston Pink”, i shitur në vitin 2018 për plot 50.4 milionë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button