Regjistrohen 393 raste të reja me koronavirus

Sërish shënon rritje numri i të prekurve nga COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 393 raste të reja dhe 4 viktima. Nga 2464 testet e kryera, vetëm në Shkup pozitiv kanë rezultuar 189 persona. Rritje të shifrave ka edhe në Tetovë, ku janë shënuar 27 raste të reja, në Prilep 19, Gjevgjelia dhe Strumica nga 15 raste, ndërsa në Kumanovë 14. Që nga fillimi i Pandemisë me virusin korona janë prekur gjithsej 20 mijë e 555 persona, kanë ndërruar jetë 785 vetë, ndërsa janë shëruar 16 mijë e 99 persona. Raste aktive në të gjithë vendin janë 3671.

LEXO EDHE:

Back to top button