Reja: Do të shtroj ekip kompetitiv me emra të rinj

Para ndeshjes së nesërme miqësore ndaj Kosovës, trajneri i kombëtares, Edi Reja ka folur në konferencë për shtyp duke theksuar se do të prvoj lojtarë të rinj, ndërsa shton se ka ende shpresë se Kumbulla të mund të grumbullohet për dy ndeshjet zyrtare, megjithatë është e vështirë se ditën e sotme te Roma ka pasur edhe tre lojtarë të tjerë të infektuar.

Është një ndeshje e ndier nga të dyja tifozëritë, do të mundohem të hedh në fushë një formacion konkurrues. Do të doja që të mbetej miqësore dhe mos ketë më shumë grintë se ç’duhet. Broja nuk mund të jetë i gatshëm për probleme fizike, Gjasula do të vijë me vonë, duhet të shoh sot, pasdite, se kush është në gjendje më të mire dhe në mëngjes do të vendos për formacionin. Do të luajnë lojtarë si Hoxhallari, Çepele, Ismajlgeci, i kam parë edhe herë tjetër. Do të shoh edhe të rinjtë, meqë është miqësore. Nëse nuk i provoj tani, kur do të mund t’I provoj,? Ka thënë mes tjerash Reja.

LEXO EDHE:

Back to top button