Fondacioni “Mukaetov”, bursa për studentët e farmacisë dhe mjekësisë

Fondacioni “Trajçe Muaketov” për të 13-tin vit me radhë ka ndarë bursa për studentët e Fakultetet  e Farmacisë dhe Mjekësisë në Universitetin “ Shën Kiril dhe Metodi”. Këtë vit janë dhënë 39 bursa të reja, nga të cilat 19 për studentët e Farmacisë dhe 20 për studentët në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Kirili dhe Metodi ” Shkup.

Duke filluar nga viti akademik 2007/08, Fondacioni ofron bursa për një total prej 539 studentësh të farmacisë mjekësi, duke përfshirë edhe 39-të të vitit  akademik 2020/2021. Bursa është 6,500 denarë gjatë 12 muajve.

Ndërsa, Fitueset e çmimit prej 1.200 eurosh që ndahet nga Fondacioni “ Trajçe Mukaetov” për të njëmbëdhjetin vit me radhë për më të suksesshmit e gjeneratës, është  Tamara Ivanovska nga Fakulteti i Farmacisë, me mesatare 9,85 dhe Eva Palçevska me mesatare 9.91.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button