Reja: Na mohuan penallti, por po humbasim shumë raste…

Trajneri I Shqipërisë, Edi Reja, foli pas barazimit në udhëtim ndaj Lituanisë, ku analizoi performancën e skuadrës së tij. Reja për “Supersport”  komentoi barazimin.

Me të vërtet më vjen keq. Krijuam shumë raste. Na u mohua një penallti që për mendimin tim ishte. Nuk dua të justifikohem. Krijuam raste, por për të fituar duhet të shënosh gol. Patëm raste me Seferin dhe Trashin. Në qoftë se nuk shënojmë është faji jonë. Ndryshimi ndodhi për shkak se Lenjani dha shumë në pjesën e parë. Pati zbritje nga krahu dhe u fut në zonë.. Krosimet i kishte të ulta. Trashin e futa për t’i dhënë një natyrë tjetër lojës. Kemi 5 ndërrime, doja që secili nga repartet të kishte freski.  Ndërrimi i Kumbullës ishte zgjidhje e imja. Mendoj që ishte vendim i duhur, çdo kush ka idenë e tij. Broja bëri një ndeshje të mirë, mbase jo aq sa ajo ndaj Kazakistanit. Unë duhet t’i jap mundësinë të gjithë të rinjve që të fitojnë eksperiencën. Të japin diçka në lojë dhe të kontribuojnë në ekip. Të njëjtën gjë bëra edhe në sulm, me aktivizimin e Manajt dhe Vrionit. Është e vështirë kur luan në transfertë të gjatë, mbas 3 ditësh. Isha i kushtëzuar ti bëja këto zgjedhje,” tha Reja.

LEXO EDHE:

Back to top button