Rekord botëror, koleksionimi i më shumë rubikonëve në botë

Rekord botëror, koleksionimi i më shumë rubikonëve në botë

Gjermani I quajtur Florian ka hyrë në librin e rekordeve botërore Guiness për koleksionimin e më shumë rubikonëve në botë. Ai ka mbledhur në banesën e tij 2000 rubikonë të ndryshëm, me madhësi, forma dhe ngjyra të llojllojshme. Mbledhjen e tyre ai e ka filluar para 16 viteve kur dhe I ka rënë në duar për herë të parë një rubikonë. Ndër rubikonët e shumtë, ai ndan dhe njërin I prodhuar në Hungari në vitin 1977. Florian thotë se me koleksionimin e rubikonëve ka fiksuar shumë familjarët në zgjidhjen e tyre, duke shtuar se tani zgjidhja e rubikonëve është bërë një lloj aktiviteti i rregullt në shtëpinë e tij./Alssat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button