Rekord, ekipi i parë spanjoll pa fitore në 28 javë të La Ligës

Skuadra e Almeria-s ka vendosur një rekord negativ në futbollin spanjoll, pasi ka shkuar plotë 28 ndeshje pa fitore. Futbollistët e Almerisë kanë pasur avantazh deri në minutën e 81-të të ndeshjes ndaj Seviljas. Mirëpo këta të fundit barazuan në 2-2, duke shënuar dy gola në harkun e pesë minutave, duke lënë të kuptohet për vazhdimin e serisë së pabesueshme.

Me nëntë barazime dhe 18 humbje para fillimit të kësaj ndeshje, Almeria ishte pronare e një rekordi negativ në Spanjë. Asnjë skuadër më parë dhe këtë sezon nuk kishte luajtur 27 ndeshje në fillim të kampionatit pa fituar të paktën një prej tyre.

Seria e Almerias tani është 28 ndeshje pa fitore dhe nëse mbyll gjithë sezonin pa fitore, atëherë do të jetë një rekord absolut.

LEXO EDHE:

Back to top button