Rekord i ri i shpejtësisë së internetit: 80,000 filma në sekondë mund të shkarkohen

Inxhinierët japonezë krijuan një internet që theu rekordin për shpejtësinë e "shkarkimit" të përmbajtjes nga rrjeti

Rekordi botëror, kur bëhet fjalë për shpejtësinë e internetit, i përket japonezëve dhe inxhinierët e këtij vendi kanë krijuar një internet, shpejtësia e të cilit lejon shkarkimin e 80 mijë filmave në vetëm një sekondë.

Rekordi i ri i shpejtësisë së internetit është 319 terabit për sekondë (Tb/s), dhe kjo shpejtësi matet në bazë të sasisë së të dhënave që mund të transferohen ndërmjet dy pajisjeve në një sekondë.

Shpejtësia e arritur është dyfishi i shpejtësisë rekord të mëparshëm dhe rreth 7.6 milionë herë më i lartë se shpejtësia mesatare e internetit që njerëzit përdorin në shtëpi (rreth 42 megabit për sekondë).

Për të arritur këtë shpejtësi, studiuesit nga Instituti Kombëtar i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të Japonisë zhvilluan një fibër optike eksperimentale me katër bërthama.

Ata kombinuan fibrën e tyre me një lazer që përdorte impulse me gjatësi vale të ndryshme dhe teknika të amplifikimit të sinjalit, të cilat mundësonin transmetimin e të dhënave në një distancë prej më shumë se 2800 kilometrash me një shpejtësi prej 319 Tb/s.

Duke pasur parasysh lazerin dhe amplifikatorët e shtrenjtë të përdorur për të thyer rekordin, mos prisni 300 Tb/s internet në shtëpi së shpejti, por ne mund të marrim fibrën që është përdorur.

Shkencëtarët besojnë se mund të mos jetë problem integrimi i fibrës nga eksperimenti në infrastrukturën që tashmë ekziston.

LEXO EDHE:

Back to top button