Rekord, mbushi shtëpinë me 444 bredha

Një çift gjerman vendosi një rekord botëror për pemët e Krishtlindjes. Thomas dhe Susanne Jeromin e kanë zbukuruar shtëpinë e tyre me 444 pemë, të dekoruar cep më cep me drita e topa shumëngjyrëshe dhe morën certifikatën e rekordit botëror. Shtëpia e çiftit Jeronim është shndërruar në një shtëpi të dalë nga përrallat. Çifti ka vendosur 10 mijë topa dhe 300 palë drita, brenda dhe jashtë shtëpisë. Dhe asnjë prej pemëve nuk është e njëjtë me tjetrën. Thomas dhe Susanne Jeromin i kishin nisur përgatitjet muaj përpara Krishtlindjeve dhe shpresojnë që ta vijojnë sa më gjatë këtë gjë, për ta shndërruar pse jo, në një traditë familjare./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button