Festa e Pavarësisë bën bashkë Ramën dhe Metën në Vlorë

Personalitete të larta të politikës shqiptare janë bërë bashkë sot në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast. Ata kanë zhvilluar homazhe në dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

Në ceremoni marrin pjesë ministrja dhe drejtues lokalë. Me rastin e Ditës së Flamurit janë parashikuar të mbahen një sërë aktivitetesh në këtë qytet.

Ky është viti i tretë radhazi që vendi e feston këtë ditë me kufizime, për shkak të pandemisë dhe masave anti COVID në këto 2 vitet e fundit, ndërsa në vitin 2019 për shkak të tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e 51 qytetarëve.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

LEXO EDHE:

Back to top button