Rekord në Ligën Evropa, por synon rekordin e Ronaldos


Romelu Lukaku është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm. Mbrëmë ndaj Shakhtarit shënoi dy gola në fitoren 5-0 dhe vendosi rekord të ri në Ligën Evropa. Ai është futbollisti i parë, që së paku një herë ka shënuar në 10 ndeshje radhazi. Në ato 10 ndeshje, Lukaku ka regjsitruar 18 gola, ndërsa në këtë sezon për Interin ka shënuar 33 gola në 50 ndeshje.

Lukaku është afër që të barazojë një rekord tjetër te Interi, atë të Ronaldos nga sezoni 1997/98, kur braziliani shënoi 34 gola. Kjo do të thot se Lukaku ka nevojë për një gol në finalen e Ligës Evropa, ndaj Seviljës, që të barazojë rekordin e Luis Nazario da Lima, ose më mirë I njohur si Ronaldo.

LEXO EDHE:

Back to top button