Rekord rastesh me koronavirus në Greqi

Greqia ka shënuar një rekord të ri ditor për sa i përket rasteve me koronavirus, me kryeqytetin si vatrën kryesore të infeksionit. Kampet e refugjatëve po ashtu po paraqesin një sfidë për autoritetet. 453 raste të reja brenda ditës e çuan mbi 15,500 numrin e të prekurve me koronavirus, ndërsa viktimat kaluan shifrën 340 që prej muajit mars.

Për shkak të situatës, duke nisur nga e hëna deri më 4 tetor autoritetet kanë rikthyer në fuqi disa nga masat e vjetra antikovid, duke kufizuar në 9 veta grupimet në ambientet e jashtme dhe të brendshme; 20 veta për martesat, funeralet apo ceremonitë e pagëzimit; janë pezulluar koncertet dhe kinematë; 40 për qind e punonjësve në sektorin publik dhe privat duhet të punojnë nga shtëpia ose të paraqiten në punë në fasha të caktuara orare.

Situatë të komplikuar po përball edhe kampi i përkohshëm i refugjatëve në ishullin Lesbos, ku totali i të infektuarve me koronavirus ka kaluar 240.

LEXO EDHE:

Back to top button