Rekord rastesh të reja në Itali me COVID

Italia regjistron  rekord të infeksioneve me koronavirus. Në orët e fundit janë konfirmuar 26,831 (përkundër 24,991 të mërkurën).

Ndërkohë, sot është rritur numri i humbjeve në jetë.  Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar 217 vdekje, krahasuar me 205 një ditë më parë.

Pothuajse një mijë shtrime të reja në spital, nga të cilat 115 në kujdesin intensiv. Ekziston edhe një rekord i testeve të kryera,  201,452, 2,500 më shumë se të mërkurën.

Rajoni i Piemonte ka kërkuar ndihmë nga ushtria për të përballuar valën e dytë Covid në spitale.  Dy çadra u ngritën në hyrje të spitalit në Rivoli në Torino. Këto janë çadra më të mëdha se ato të vendosura pranverën e kaluar. Ato u vendosën në hapësirën para hyrjes në sallën e urgjencës dhe do të lidhen me njëra-tjetrën. Qëllimi është të lehtësojmë presionin mbi ndihmën e parë.

LEXO EDHE:

Back to top button