Rekord viktimash nga koronavirusi në Rusi

Rusia regjistroi më 11 tetor numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar. Task-forca për pandeminë tha se 973 persona vdiqën brenda 24 orësh. Ishte kjo dita e gjashtë me radhë me mbi 900 vdekje nga koronaviursi.

Në total, Rusia ka humbur 218,345 persona nga sëmundja. Task-forca ruse tha se, më 11 tetor, ka konfirmuar edhe 28,190 raste të reja të të infektuarve.

Autoritetet ruse fajësojnë normat e ulëta të vaksinimit për situatën.

Vetëm 29 për qind e rusëve janë plotësisht të vaksinuar, tha javën e kaluar Tatyana Golikova, zëvendëskryeministre e Rusisë, e cila mbikëqyr politikën shëndetësore.

 

LEXO EDHE:

Back to top button